Veprimet bankare tani mund të kryhen tërësisht online brenda një platforme të vetme!

Kryerja e veprimeve bankare është nga detyrat më pak të pëlqyera për gjithësecilin prej nesh. Duhet të vizitosh degën herët në mëngjes ose të sakrifikosh pushimin e drekës duke pritur në rradhë për të kryer pagesa, transferta apo aplikime të ndryshme.

Të gjithë dëshirojmë që t’a shpenzojmë kohën më mirë dhe jo t’a humbasim për të bërë këto veprime, për këtë arsye, Intesa Sanpaolo Bank Albania ka krijuar për ty një platformë bankare dixhitale që të mundëson kryerjen e shumë veprimeve tërësisht online brenda një platforme të vetme.

Platforma bankare dixhitale është e aksesueshme nga të gjitha pajisjet elektronike si: smartphone, tablet apo kompjuter dhe ofron një sistem të lartë sigurie. Shërbimi mund të aktivizohet lehtësisht online në faqen zyrtare të internetit.

Kurseji vetes kohë dhe kryej një shumëllojshmëri veprimesh bankare nëpërmjet Digital Banking:

  • verifiko gjendjen e llogarisë apo shiko pasqyrën e llogarisë/ve,
  • tranfero para, brenda ose jashtë bankës, si dhe brenda e jashtë vendit,
  • paguaj fatura të ndryshme,ose rimbush një numër celular,
  • hap një depozitë me afat, ose një #withSAVE,
  • këmbe valuta ndërmjet llogarive personale,
  • dhe shumë veprime të tjera.

Ndër funksionalitet më të rëndësishme që të ofron Digital banking, është firmosja e dokumenteve në mënyrë elektronike nëpërmjet firmës së kualifikuar elektronike #withSIGN. Kjo firmë e sigurtë elektronike, të mundëson të kryesh plotësisht online:

Aplikim dhe marrje të kredisë së shpejtë personale:

Nëse je pagamarrës në Intesa Sanpaolo Bank Albania, mjafton vetëm një certifikatë personale, për të kryer aplikimin për kredi.

Në rast se kualifikoshesh, kredia do të procesohet brenda 24 orëve.

Për klientët jo-pagamarrës dokumentet e nevojshme për aplikim janë certifikata familjare, vërtetimi i pagës së muajit të fundit dhe pasqyra e llogarisë, ku kreditohen 7 pagat e fundit nga punëdhënësi.

Falë #withSIGN mund të firmosësh të gjithë dokumentet online, nga fillimi i procesit  deri në fund.

 

Aplikim për kartë debiti:

Nëse nuk ke ende një prej kartave të debitit që ofrohen nga Intesa Sanpaolo Bank Albania, apo nëse dëshiron të kesh një kartë tjetër, mund të aplikosh për të tërësisht online. Njihu me alternativat e kartave të debitit të listuara në menunë “Eksploruesi i Kartave të Debitit” apliko për kartën që deshiron, zgjidh degën ku dëshiron që të tërheqësh kartën dhe informohu në kohë reale mbi statusin tënd të aplikimit.

Firma jote elektronike e kualifikuar #withSIGN, të lejon të firmosësh të gjitha dokumentet e nevojshme tërësisht online.

Menaxheri i Marrëdhënies me Klientin do të të lajmërojë sapo karta të jetë gati për t’u terhequr.

 

Për më shumë informacion mbi mundësitë që ofron platforma bankare dixhitale, Digital Banking, e Intesa Sanpaolo Bank Albania vizito faqen zyrtare duke klikuar këtu.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb