Suedia pret që Rusia të rrisë aktivitetet që kërcënojnë rrjetin e saj të telekomunikacionit dhe energjisë, ka thënë agjencia e sigurisë e vendit, SAPO.

Kreu i SAPO, Charlotte von Essen, i ka përshkruar veprimet e Moskës si “të paparashikueshme” dhe tha se “aktivitetet e saj kërcënuese të sigurisë kundër Suedisë do të rriten”.

Sektorët “ku ka arsye për të qenë veçanërisht vigjilentë ndaj kundër-spiunazhit dhe sabotimit” janë telekomunikacioni, furnizimi me energji elektrike dhe transporti i “materialit kritik”, shpjegoi ajo.

Von Essen kishte folur pas përfundimit të një takimi tre-ditor në Salen, një vendpushim skish në Suedinë qendrore, ku morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministri suedez Ulf Kristersson dhe ekspertë të politikës së jashtme dhe sigurisë suedeze.

Ajo paralajmëroi gjithashtu se SAPO po sheh një përhapje në rritje të “teorive konspirative dhe mesazheve antishtetërore, të cilat në afat të gjatë rrezikojnë të minojnë besimin në institucionet e shoqërisë, vendimmarrjen e politikanëve dhe legjitimitetin e shtetit”, ndërsa nuk pranoi të thoshte nëse aktiviteti rus ishte rritur që kur Suedia – dhe Finlanda fqinje – aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n pas pushtimit rus të Ukrainës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: