TIRANE- Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka reaguar në lidhje me tentativën e një adoleshenti për të hyrë sot në mënyrë të paligjshme në pistën e avionëve.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bën me dije se personi që çau gardhin rrethues të pistës është 17-vjeçari me inicialet E.G nga Puka, i cili është pikasur menjëherë nga punonjës të aeroportit.

“Bazuar në procedurat e brendshme mbi rregullat e sigurisë, është njoftuar policia e Rinasit e cila ka bërë të mundur shoqërimin e menjëhershëm të tij në mjediset e komisiariatit të Rinasit”,- sqarohet në reagimin e TIA.

Po sipas tyre, siguria e aeroportit nuk është kompromentuar në asnjë moment.

“Shtetasi E. G nuk ka patur asnjë kontakt me pasagjerë apo mjet. Në dijeninë tonë, motivi i veprimit të tij ishte emigrimi jashtë Shqipërisë, për shkak të kushteve të vështira ekonomike. TIA do ta vlerësonte nga ana e enteve mediatike, që për çdo informacion që lidhet me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, të merret konfirmim zyrtar nga kompania, në shërbim të saktësisë së lajmit dhe mënjanimit të çdo paqartësie. TIA nxit transparencën e informacionit, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e hapur në komunikimin me mediat”,- sqarohet më tej në njoftim.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: