Të rinjtë në mbarë Botën tashmë edhe në Shqipëri, kanë dalë në rrugë për t’i bërë presion politikës që të veprojnë lidhur me ndryshimet e klimës.

Një grup të rinjsh me pankarta  në duar kanë marshuar përgjatë  Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” duke kërkuar t’i sensibilizojnë të gjithë për dhënë kontributin e tyre për mbrojtjen e klimës

Shqipëria edhe pse e vogël në sipërfaqe e në ekonomi, sërish pa frikë mund të quhet një ndotëse e madhe për një popullsi kaq të vogël.

Ambientalisti Lavdosh Feruni ngre alarmin se alarmin se politikat e mjedisit në vend nuk e kanë në vëmendje krizën klimatike. Sipas tij, Shqipëria është dhe do të jetë vendi më i prekur në Evropë nga kriza klimatike, me thatësira të tejzgjatura që pasohen nga përmbytjet.

Ambientalistët dhe ekspertët e mjedisit thonë se brenda 10 vitesh, njerëzimi duhet të ulë shkarkimet e dyoksidit të Karbonit me mbi 70 % që të kemi një shans për të frenuar ngritjen globale të temperaturës mesatare me 2°C.

Aktivistja për mjedisin Greta Thunberg, është tashmë një ikonë e lëvizjes globale për ndryshimet klimaterike. Sot protesta zhvillohen në më shumë se 2000 qytete të botës ndërsa ajo është nominuar për çmimin Nobel për Paqen, çmimi më prestigjioz në botë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb