Një grup kriminal që vepronte midis Shqipërisë dhe Toskanës, pjesë e së cilës ishin shtetas italianë dhe shqiptarë është goditur nga Guardia di Finanza e Napolit dhe Salernos.

Grupi shpërndante sasi të mëdha të kokainës dhe hashashit që vinte përkatësisht nga Amerika e Jugut dhe Afrika e Veriut përmes një rrjeti të gjerë kontaktesh.

Dyshohet se 9 persona janë pjesë e kësaj shoqate kriminale transacionale që synonte trafikimin, posedimin dhe tregtimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike.

Ndërkohë arrestime janë bërë në shtatë provinca, përkatësisht në provincën e Pistoia, Pizës, Romës, Milanos, Novara, Salerno dhe Varese.

Hetimi i këtij grupi u krye me kërkesë të Drejtorisë së Qarkut të Anti-mafias së Napolit e njoftuar nga Guardia di Finanza.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb