Real Madrid po përgatitet për ndryshime të mëdha. Plot 7 futbollistëve u skadon kontrata në qershor dhe disa prej tyre mund të lënë Madridin.

2 janë “divorcet” e sigurta. Sipas asaj që shkruan AS, Mariano dhe Asensio janë largimet që nuk do diskutohen aspak, pasi gjithçka është e vendosur (Largime 100 përqind të sigurta).

Asnjëri prej të dy futbollistëve nuk është në planet e trajnerit Carlo Ancelotti, i cili e ka vizionin e qartë për të ardhmen. Synimi për këtë sezon është fitimi i të gjtihë trofeve të mundshëm, për të vendosur më pas sesi do procedohet me merkaton.

Fe
 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: