FemFest”, një festival dedikuar grave dhe vajzave po mbahet në Tiranë dhe ndër të ftuarit specialë ishte dhe Vera Ora.

Nëna e Rita Orës, e cila është një psikologe dhe këshilluese e shëndetit mendor, mbajti dje një fjalim para të të gjithëve që morën pjesë në festival.

Sigurisht për këtë ka reaguar dhe Rita e cila ndihet shumë krenare për nënën e saj.

Ajo ka publikuar disa fotografi të së ëmën nga festivali në “Instagram”, ku shprehet mes të tjerash se Vera është dhe mbetet personi që e ka frymëzuar gjithmonë.

“Krenare me nënën time Vera Ora, që po jep kontributin dhe po mbështet “FemFest” një festival për të drejtat e grave. Shqipëria, inspirimi im tani dhe përgjithmonë”, ka shkruar Rita në fotot në fjalë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: