Edhe kampionati i Kategorisë së Parë për moshat U-17 dhe U-19 ka dhënë tashmë verdiktet e këtij sezoni futbollistik, duke shpallur ekipet kampione.

Në kategorinë e moshës U-17 ka triumfuar Shkëndija e Tiranës, që një javë para përfundimit të kampionatit ka siguruar titullin kampion të Kategorisë së Parë U-17.

Skuadra kryeqytetase arriti të regjistrojë një fitore ndaj Besës me shifrat 5-0 në javën e fundit, duke hipotekuar gjithçka sa i takon vendit të parë të klasifikimit.

Me këtë sukses Shkëndija e Tiranës do të ngjitet sezonin e ardhshëm në kategorinë Abissnet Superiore U-17.

Po sot është shpallur edhe skuadra kampione e Kategorisë së Parë U-19, me ekipin e Bylisit që arriti të marrë trofeun pas një sezoni shumë të mirë.

Skuadra mallakastriote arriti të fitojë sot në transfertë ndaj Akademisë Shqiponjat me rezultatin 3-0, duke festuar me trofeun në përfundim të ndeshjes.

Kësisoj, edhe Bylisi do të garojë edicionin e ardhshëm mes të mirëve në kategorinë Abissnet Superiore U-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb