Davide Ancelotti, djali dhe ndihmësi i Carlos, mbërriti në Madrid pasi ndoqi babain e tij në të gjitha ndeshjet e këtij sezoni. Reali ka një sfidë të rëndësishme me finalen e Champions League të planifikuar për 28 maj, ku do masë forcat me Liverpool.

Por i biri, Davide Ancelotti ka një tjetër takim të rëndësishëm, që e pret në fillim të verës. Sipas asaj që ka shkruar  El Mundo DAvide, ai do të martohet me partneren e tij Ana Galocha, me të cilën ka dy fëmijë.

“Erdhi dita kur vendosëm të themi “Po, po,”.  Do të donim që ju të ishit pjesë e këtij momenti të veçantë për ne. Jemi shumë të lumtur që mund të bashkojmë kaq shumë njerëz nga vende kaq të ndryshme”, shkruhet në ftesën e dasmës.

Ceremonia do të bëhet më 10 qershor, dy javë pas finales së Ligës së Kampionëve, në Hacienda Molinillos, që ndodhet në qytetin sevilian të Mairena de Alcor, nga i cili  partnerja e djalit të trajnerit është me origjinë. Davide dhe Ana u njohën në një bar.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb