Këshilli i lartë i Prokurorisë nis diskutimin për verifikimin e kushteve ligjore për kandidatët e SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Komisioni i zhvillimit të karrierës pasi ka marrë aplikimin e 3 kandidatëve, ka arritur në përfundim se ata nuk kanë masa disiplinore në fuqi dhe se kanë paraqitur platformën e tyre.

Sipas KLP Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili plotësojnë kushtet ligjore për të vazhduar garën për kreun e SPAK. Me 10 vota pro miratohet në mungesë të antares Esmeralda Keshi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: