Juan Sebastian Veron është rikthyer të luajë futboll profesionist pasi firmosi një kontratë me Estudiantesin në Argjentinë ku pranoi për të luajtur pa pagesë.

Mesfushori 41-vjeçar ka luajtur për Manchester United për dy vite nga sezoni 2001-2003 përpara se t’i bashkohej Chelsea-s në verë të po atij sezoni, menjëherë pasi klubin e bleu Abramoviç.

Tani, dy vite pas tërheqjes, 41 vjeçari është kthyer për të luajtur futboll, raporton “the sun”.

Veron ka firmosur një marrëveshje me klubin e tij të parë pas rikthimit që do ta mbajë të lidhur për 18-të muaj, që është dhe klubi i fundit ku ai luajti përpara se të tërhiqej në 2014-ën, Estudiantes.

Klubi nga Argjentina ka publikuar lajmin në faqen e tyre në internet, dhe gjithashtu kanë thënë se paga e tij do të përdoret si donacion për të promovuar aktivitetet dhe disiplinat e klubit.

Ndeshja e fundit profesionale që ka zhvilluar ka qenë në 2014-ën me Estudiantes, por ka qenë i aktivizuar si amator në klubin e Estrella de Berisso këtë vit.
nintchdbpict000002961372-e1482941300942
Një moment që ai ndoshta mbahet mend më së miri në futbollin Anglez është kur ai debutoi me Chelsea-n në 2003-in, duke shënuar një gol që do ti siguronte bluve të Londrës fitoren e parë 2-1 në kampionat kundër Liverpulit.

Israel Damonte, një lojtar i Estudiantes foli gjatë muaj të fundit rreth kësaj çështje duke u shprehur: “Veron na ka treguar se dëshiron të kthehet, që nga janari ai do të rikthehet si lojtar. Pastaj ai mund të luaj si në kampionat ashtu edhe për Kupën e Libertadores”.

Tani, 41-vjeçari ka nderuar premtimin e tij.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb