Rasti i Balotelit dhe episodet e racizmit në të cilat ai ishte viktimë në “Bentegodi” të Veronës, kanë bërë xhiron e botës. Në pritje të një tryeze të përbashkët mes qeverisë dhe federatës italiane për të imponimin e sanksioneve kundër manifestimeve raciste dhe diskrimuese, Verona është vënë në dispozicion të Kuesturës për të përcaktuar autorët e “buuu”-ve ndaj Balotelit. Klubi i ka dhënë një DASPO (ndalim i pjesëmarrjes në aktivitetet sportive) deri në vitin 2030 ultrasit neofashist të Veronës, Luka Kastelinit.

Po vijon puna për gjetjen e 15-20 tifozëve të tjerë që pretendohen si autorë të thirrjeve raciste ndaj Balotellit. Ndërkohë sektori i tifozërisë prej ku erdhën thirrjet do të qëndrojë i mbyllur për një ndeshje. Por rasti i Balotelit ka shkundur organet që do të veprojë ndryshe ndaj sjelljeve raciste dhe diskriminuese. Kodi i Drejtesisë Sportive nuk i sanksion, por prej kohësh po flitet për një teknologji të posaçme që do mund t’i lejojë policisë të izolojë përgjegjësit!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb