Jo vetëm dy titujt e humbur në mënyrë befasuese në vitet 1973, 1990, por Bentegodi ka qenë gjithnjë një transfertë e mallkuar për Milan. Këtë herë diskutimi është ndryshe pasi përballë Verona-s trajneri Fonseca luan stolin. Në shtëpinë e “djallit” gjërat po shkojnë në limite, kërkohet një reagim i fortë dhe i menjëhershëm, në të kundërt portugezin e pret shkarkimi. Është e pamundur që Milan të vijojë në këtë rrugë, me shumë paqartësi në fushë dhe jashtë sajë. Kuqezinjtë e shohin veten 8 pikë larg zonës Champions, çdo hap fals përballë Verona-s do të ishte fat.
Mediat italiane shkruajnë se Fonseca po ecën mbi vijën e verdhë, e ardhmja e tij vendoset përballë Verona-s. Sigurisht që Ibra dhe stafi drejtues nuk kanë qëndruar në pritje këtë periudhë, por kanë lëvizur prej kohësh për të gjetur një opsion të shpejt në rast shkarkimi të Fonseca-s.
Një ditë më parë, mediat italiane shkruanin për disa opsione, duke nisur nga Xavi e deri te Roberto Mancini, por këtë periudhë po fiton shumë kuota edhe Massimiliano Allegri, një trajner që e njeh shumë mirë ambientin në Milano, ka fituar titullin, e njeh Ibrën dhe për më tepër është gati të ulet edhe një herë në stolin kuqezi.
(BalkanWeb)