Marco Verrati që pas polemikave më trajnerin e tij te Parisi, Unai Emery, është shndërruar në synimin kryesor të shumë skuadrave. Për ta patur shërbimet e lojtarit, që është një nga më të mirët në rolin e tij, pritet të bëhen “çmendurira” nga shumë ekipe me zë në Europë.

Siç raportojnë mediat italine, “La Repubblica” dhe “Gazzeta Dello Sport”, Inter ka bërë një ofertë zyrtare prej 78 mln eurosh ekipit të Paris SG për të lënë të lirë fantazistin italian. Duket se më ardhjen e pronarëve të rinj dhe sponsorat e afruar së fundmi, klubi zikaltër nuk e ka më të vështirë për shpenzuar shuma të mëdha parash në merkato. Vetëm para pak ditësh, pas një vizite të trajnerit Pioli në Kinë, ku ndodhen edhe pronarët e rinj të Interit, Stefano u shpreh: “presidenti më ka premtuar një goditje “big” në janar, të shofim”.

Këtë hipotez e mbështet edhe “SPORTbible”, e cila për më shumë shton edhe interesimin e Chelsea. Sipas tyre Antonio Conte është i “dashuruar” me 24-ër vjeçarin italian dhe nuk do të lejojë ti ikë kaq shpejt nga duart. Chelsea po mendon të ofrojë më shumë se Inter në mënyrë që të mposhtë konkurencën zikaltër.
download (1)
Që Verrati nuk do të qëndrojë gjatë në Paris kjo është kuptuar me kohë, por nuk është i sigurtë sesioni i merkatos kur do të bëhet largimi i tij. Gjithsesi për të dëshmuar pakënaqësitë e lojtarit ka menduar vetë agjenti i lojtarit, i cili pak kohë më parë është shprehur: “Ai dëshiron të fitojë më shumë se Ligue 1, këtë e duan të gjithë lojtarët e mëdhenj.

Nëqoftëse këtu nuk na ofrohet, kërkojmë një ekip që na mundëson kërkesën tonë. Seria A është një destinacion që na pëlqen. Tani për tani, Verrati është mirë këtu, por do të shohim”, përfundoi ai.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb