Lojtari i PSG, Marco Verrati ka dhënë konferencën e tij për shtyp në prag të sfidës me Bayern Munchen në Champions League.

“Do të na duhet një lojë e shkëlqyer kundër një ekipi të madh, por jemi të sigurtë dhe të gatshëm. Ne folëm me njëri-tjetrin pas disfatës së parë dhe fituam 3 ndeshje nga 3. Kemi rifituar besimin dhe drejtimin, por nesër duhet të dëshmojmë se jemi 100% të fortë.

Mbappe vendimtar? Kylian është Kylian. Ne jemi me fat që e kemi këtu, ai ka një personalitet të madh dhe ne kemi nevojë për lojtarë si ai. Ne kemi besim, asgjë nuk ka humbur, ne po luajmë për diçka të madhe dhe gjithmonë na pëlqen të kemi atë presion në ndeshje të mëdha… Jam i sigurtë që do bëjmë më të mirën.

A do mbrohet Bayern? Bayern do luajë futbollin e tij, shumë agresiv dhe intensiv, me lojtarë që janë të fortë në duelet një kundër një. Duhet të ndryshojmë sa më shumë, kjo mund të ndryshojë shumë gjëra, por nuk mendoj se Bayern do ndryshojë mënyrën si do luajë.”-Tha ai. Bayern fitoi 1-0 në ndeshjen e parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb