Një garë spektakolare ajo në Azerbajaxhan. Pesë xhiro nga fundi, kur gjithcka po shkonte më së miri për Max

Pesë xhiro nga fundi, kur gjithcka po shkonte më së miri për Max Verstappen në krye të garës, piloti holandez i Red Bull nuk kontrollon dot makinën dhe përplaset me muret mbrojtëse dhe nuk merr asnjë pikë.

Nga kjo situatë përfiton shoku i skuadrës Sergio Perez, që bëri një garë fantastike, pasi nga vendi i pestë, triumfon në Baku të Azerbajaxhanit. Gara rifillon pas një ndërprerje dhe Lewis Hamilton gabon, duke mbetur në fund dhe nuk merr kreun e renditjes për pilotë.

Një garë shumë e mirë për Sebastian Vettel me Aston Martin, që ngjitet në podium së bashku me Gasly. Jo mirë Ferrari, Charles Leclerc u nis nga vendi i parë, por në fund vetëm vend i  katërt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb