Max Verstappen me Red Bull fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Japonisë në Formula 1, duke u rikthyer te triumfi pas zhgënjimit të një jave më parë. Piloti holandez e dominoi garën e zhvilluar në pistën e Suzuka, duke e merituar fitoren i shkëputur ndjeshëm nga rivalët, sukses që e afron edhe më shumë me titullin tretë kampion bote.
Verstappen ka fituar 13 gara të këtij sezoni nga 16 të zhvilluara dhe kur mbeten edhe 6 gara, ai mund është pranë një rekordi absolut jo vetëm në pikë, por edhe triumfin e garave sezonale. Me këtë ritëm, me siguri do të vendosë një rekord që vështirë të thyhet.
Në podium u ngjitën edhe dy makinat McLaren, me Lando Norris në vendin e dytë dhe Oscar Piastri në të tretin. Ata zhvilluan një garë të mirë, duke ruajtur pozicionet që kishin në start, duke përballuar si sulmet e kundërshtarëve ashtu dhe strategjitë e ndryshme që ata përdorën, duke u rikthyer protagonistë.
Në vendin e katërt u klasifikua makina Ferrari e Charles Leclerc e pas tij Lewis Hamilton me Mercedes. Më pas u renditën edhe Sainz (Ferrari), Russell (Mercedes), Alonso (Aston Martin), Gasly e Ocon (Alpine), që hynë në zonën e pikëve. Për t’u theksuar fakti se 5 makina u detyruan të tërhiqen nga gara, si rrallëherë këtë sezon.
Për sa i përket garës, ajo nuk pati shumë momente interesante edhe pse në start hyri makina e sigurisë. Russell ishte ai që synoi të bëjë diçka ndryshe nga të tjerët, duke bërë një garë me një ndalesë dhe synuar podiumin, por në fund u detyrua të “hapë krahun” karshi rivalëve. Gara e radhës pas dy javësh në Katar.
P A R T Y ? T I M E #JapaneseGP @redbullracing pic.twitter.com/LN2kuy5LEg
— Formula 1 (@F1) September 24, 2023
(BalkanWeb)