TIRANË- Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 4 shtetas për veprat penale “Korrupsioni pasiv në sektorin privat e kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, pas denoncimit mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “STOP”.

Specialistët për Hetimin e Korrupsionit në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, proceduan penalisht në gjëndje të lirë, shtetasit:
– Y. K., 75 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë Kryetar i “Shoqatës Kombëtare të të dënuarve politik”)
– L. Z., 66 vjeçe, banuese në Tiranë (me detyrë sekretare e “Shoqatës Kombëtare e të dënuarve politik)
– B. S., 63 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë recepsionist tek Instituti i ish-të përndjekurve politik)
– A. T., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt një shume prej 20 000 lekësh të reja, kanë pajisur një shtetas me një vërtetim të lëshuar nga “Shoqata e të dënuarve politik”, me qëllim për të përfituar azil në një shtet tjetër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Korrupsion pasiv në sektorin privat e kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” të parashikuara nga nenet 164/b-25 dhe 186 të Kodit Penal.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb