Vesa Luma prej vitesh jeton në Zelandën e Re dhe pandemia e pengoi që të udhëtonte drejt vendlindjes së saj për një periudhë të gjatë. Mirëpo, prej disa javësh këngëtarja është rikthyer në Kosovë së bashku me bashkëshortin, Big Basta, dhe me djalin e tyre, Liam.
Mbrëmjen e djeshme, artistja është bërë nostalgjike dhe ka publikuar në Instastory disa fotografi të vjetra të vetes. Në imazhin e parë ajo shfaqet e veshur me xhinse të shkurtra dhe me një këmishë të bardhë teksa qëndron mbi një deve.

“Sheherlikja në deve”, mbishkroi imazhin Vesa.
Në një foto tjetër, ajo shfaqet duke pozuar po në shkretëtirë, por këtë herë ajo që bie në sy është piercing që ka vënë në kërthizë, një trend shumë i përhapur disa vite më parë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Më pas, këngëtarja ka publikuar disa foto të vjetra nga fëmijëria. Ajo që dallohet menjëherë është ngjashmëria e madhe që Liam ka me nënën e tij, pasi në fotografi duket sikur ka pozuar ai dhe jo Vesa.

Vesa ka treguar se ashtu si shumë fëmijë të tjerë, edhe ajo ka mbajtur ditar kur ka qenë e vogël. Mbrëmë artistja ndau me ndjekësit disa foto të ditarit të saj, e krahas tyre shkroi: “Nga ditari i një 13-vjeçareje… Dita më e rëndësishme e Kosovës… Por e lumtur që prindërit tanë kanë insist që të mbajmë ditar…”.

Big Basta dhe Vesa Luma ndonëse jetojnë larg vendlindjes, janë munduar që Liam të trashëgojë gjuhën dhe traditat shqiptare. Shpesh djali i artistëve dëgjohet duke folur shqip në videot që Vesa i bën, si dhe duke lexuar libra në gjuhën shqipe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb