Vesa Luma e Big Basta, së bashku me djalin e tyre, në këtë kohë pandemie po qëndrojnë në shtëpi.


Pavarësisht se jetojnë në Zelandën e Re, duket se ky shtet ka marrë masa të njejta si pjesa më e madhe e botës kundër koronavirusit, duke i detyruar njerëzit të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.

Vesa publikoi për ndjekësit e saj në Instagram një video të shkurtër, ku shfaqej duke kënduar bashkë me bashkëshortin e saj.

Çifti sollën një ripërpunim të këngës “Holy Grail”, të Justin Timberlake dhe Jay-Z.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: