KOSOVE
Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka shënuar 20-vjetorin e karrierës së saj me një koncert të paharrueshëm në Prishtinë.
Në këtë mbrëmje të veçantë, ajo riktheu në skenë hitet që e bënë të famshme dhe interpretoi këngë të tjera shqiptare, duke emocionuar audiencën me performancën dhe interpretimin e saj të mrekullueshëm.
Ngjarja u bë edhe më e veçantë nga prania e figurave të shquara, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, ministrat Hajrulla Çeku dhe Arben Vitia, ish-presidenten Atifete Jahjaga, si dhe shumë personalitete nga fusha e muzikës dhe artit.
Koncerti, i cili u mbështet nga Ministria e Kulturës, u përshkrua si një festë e madhe për muzikën dhe karrierën e një prej këngëtareve më të dashura shqiptare.