Përhapja e Covid-19 ka prekur edhe industrinë e muzikës, duke lënë pezull shumë projekte të këngëtarëve.

  • foto galeri
  • foto galeri

Mes tyre është dhe këngëtarja Vesa Luma, e cila prej kohësh na ka munguar me projekte të reja, dhe siç ka treguar dhe vetë ajo do të duhet akoma më shumë kohë për të publikuar projektin muzikor.

Për Vesën, kjo është periudha më e papërshtatshme për të mbajtur premtimet për projekte të reja. Ndaj Vesa i ka kërkuar falje publike ndjekësve të saj, duke shpjeguar se kjo periudhë e vështirë nuk i duket aspak e duhura për të sjellë projektet e saj.

“Patët postuar një video me diçka që dukej super këngë me Bigun, ça u bë?”- i shkruan ndjekësi të cilit Vesa ia kthen: “Shumë keq po ndihem që kam premtu gjëra që nuk i realizova dot por kësaj here planet na i prishi korona. Lançimi i projekteve muzikore në kohë krize për shqiptarët do të ishte pa kuptim.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb