KOSOVË- Axhenda legjislative për vitin 2015, siguria dhe bashkëpunimi rajonal kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë takimit të Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracy Ann Jacobson.

Veseli shprehu mirënjohje për SHBA për mbështetjen që i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Kosovës.

Ambasadorja Jacobson përgëzoi Veselin për përkushtimin e tij në krye të Kuvendit të Kuvendit të Kosovës.

“Axhenda legjislative do të përshpejtohet, si nevojë për avancimin e Kosovës në rrugën e integrimeve euroatlantike. Në këtë drejtim, ndihma dhe përkrahja e miqve është e një rëndësie të veçantë dhe ne si Kuvend e mirëpresim atë”, tha Veseli.
(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: