KOSOVË

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme është takuar me bashkëluftëtaret e tij gjatë kohës së luftës.

Me një shënim në “Facebook”, Veseli  tha se biseda me gratë në uniformë të UÇK-së ishte kthim në kohë, ndërsa shtoi se ato kanë dhënë një kontribut vendimtar, por nuk e kanë marrë kurrë lavdinë që meritonin.

Postimi i plotë:

E fillova mëngjesin sot me bashkëluftëtaret e mia nga koha e luftës. Ishte kthim në kohë biseda me gratë në uniformë të UÇK-së, të cilat kanë dhënë një kontribut vendimtar, por nuk e kanë marrë kurrë lavdinë që e meritojnë. E theksuam njëzëri se ky nuk është vendi për të cilin kemi luftuar, që fëmijët tanë të largohen për shkak të mungesës së perspektivës.

Do të angazhohem me tërë fuqinë time për të luftuar korrupsionin dhe nepotizmin, që të ndërtojmë një të ardhme më të mirë në Kosovën tonë. Për një ekonomi të lirë dhe të bazuar në mundësi të barabarta për të gjithë. Së bashku, sikurse ishim në luftë, do të jemi edhe sot kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Fituam atëherë, do të fitojmë edhe sot.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb