KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se opozita është duke përmbysur demokracinë duke mos pranuar debat. Ai ka thënë se debati duhet të bëhet në Kuvend dhe të shprehen pankënaqësit. Ai po ashtu ka përmendur edhe autoritetin që e ka, duke shtuar se do t’i përdorin të gjitha mjetet që i obligon Kushtetuta dhe rregullorja e punës.

“Pas asaj mbledhjes që e patëm dhe disa takime që kishin të bënin me ngjarjen që ndodhi sot. Më vjen shumë keq për ato pamje që kanë ndodhur dhe shpresoj që më nuk do të ndodhin. Ajo që po shohim sot është një ngjarje që do të dëshmojë botërisht se cila ishte më e rëndë. Thirrja për dialog në kuvend po aq sa edhe për respektimin e republikës nuk po pranohet nga opozita. Tërë ky tension është bërë në kuvend për shmangen e tensioneve, por kjo nuk po mirëkuptohet nga opozita. Kuvendi po keqpërdoret nga opozita. E dimë gjendjen sepse argumentet e opozitës janë të pa argumentueshme. Kuvendi është vendi ku ata shprehin pakënaqësitë me veprime demokratike, shprehja e tyre po e ngulfat demokracinë.Opozitës për të vepruar në emër të popullit është pretendim i pa bazë. Ftojmë të gjithë spektrin politik që të kontribuoj në stabilizimin e situatës. Unë si kryetar i Kuvendit si deri më sot do të përdorim të gjithë autoritetin për të sigruar punën normale dhe do t;i bëjmë thirrje opozitës për respektim të demokracisë. Por jemi të vendosur t’i marrim të gjitha masat për ecurinë normale të kuvendit, këtë e kemi obligim kushtetues”, ka thënë Veseli në një konferencë për media.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: