PRISHTINE- Kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli i ka quajtur fundërrina pesë personat të cilët u arrestuan të shtunën nën dyshimin për terrorizëm në liqenin e Badovcit.

Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës duhet të jenë të kënaqur me institucionet e tyre pasi sipas tij arritën t`i kapin këta persona menjëherë, shkruan “koha.net”.

Kryeparlamentari, këto komente i bëri pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

(el/sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb