PRISHTINE – Edhe pse Kadri Veseli ka qenë njëri prej figurave kryesore në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ligjin për themelimin e Gjykatës Speciale, do ta nxjerrë në Kuvend dhe do ta kalojë atë. Kjo, siç thotë Veseli, vetëm për të pastruar të gjitha dyshimet që janë hedhur mbi luftën e drejtë të kësaj ushtrie.

Sipas “Zërit”, Veseli, në një intervistë për Klan Kosova tha se për të, në aspektin personal është e vështirë që të votojë dhe të nxjerrë një ligj si ai, për krijimin e Gjykatës Speciale dhe se një gjë e tillë nuk do duhej të ndodhte, por për të pastruar dyshimet që janë vënë për luftën e kësaj ushtrie, Veseli tha se duhet të krijohet.

“Ne do të realizojmë obligimet ndërkombëtare për të treguar që lufta jonë ka qenë e drejtë dhe në këtë kontest do ta nxjerrim edhe ligjin për krijimin e gjykatës speciale”, ka thënë Veseli.

Kadri Veseli: Edhe George Bush ka qenë shef i CIA-s

Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke komentuar dyshimet ndaj tij si ish shef i SHIK-ut, ka marr shembull Geroge Bushin, duke thënë se edhe ai ka qenë pjesë e CIA.

“Nuk dëshiroj të kem ndonjë përgjigje specifike por po flas prapë se një ndër Presidentët e SHBA-së, Presidenti Gerorge Bush, ka qenë pjesë e ish- sistemit sekret të Amerikës CIA-s, por është bërë President”, ka deklaruar Veseli në emisionin “Zona B”, të Klan Kosovës.

Veseli ka thënë se nuk mban inat as me ata që e kritikojnë. Madje thotë se Kosova ka opozitë dinjitoze. Ai ka premtuar se sa të jetë në krye të Kuvendit do të jetë transparent.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: