Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se Serbia një ditë do të përgjigjet për vrasjen e vëllezërve Bytyçi.

Veseli shprehet se vëllezërit Bytyçi lanë Amerikën për të luftuar për Kosovën, duke shtuar se drejtësia për krimet serbe do të vihet në vend.

Postimi i Veselit:

Ylli, Agroni dhe Mehmeti, tre vëllezërit Bytyqi, lanë jetën e qetë në Amerikë dhe dëgjuan thirrjen e atdheut për çlirim. Sot bëhen 20 vjet nga dita kur ata u vranë pabesisht nga kriminelët e regjimit të atëhershëm serb.

Drejtësia për këta trima dhe për mijëra viktima të gjenocidit serb në Kosovë kurrë nuk do të mund të shmanget. Ajo ka për t’u vendosur gjithsesi. Lavdi heroizmit të vellezërve Bytyqi dhe gjithë heronjve të kombit tonë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb