Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëkohësisht kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli deklaroi se liberalizimi i vizave mund të shtyhet edhe për një vit.

Në “Debat Plus” Veseli tha se qytetarët kosovarë duhet të besojnë tek BE-ja.

“Jam nga njerëzit më kritik, por unë i besoj BE-së. Kam për t’iu besuar gjithmonë, sepse me ta kemi arritur deri këtu. Edhe pse mund të na kushton edhe një vit pa liberalizim të vizave… Me kohë do të fitojë arsyeja. Nuk ka inate, nuk ka hatër mbetje, futu në proces dhe mendo për gjeneratat e ardhshme’, të mos u lëmë sherr. Nuk është qejf të takohesh me Serbinë, është mundim”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb