PRISHTINE- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se derisa kryesia e Kuvendit është munduar t’i ndal veprimet e deputetëve të opozitës, shefi i sigurimit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Shiqiri ka bashkëpunuar me opozitën.

Ai ka thënë se shefi i sigurimit nuk i përgjigjet kryetarit të Kuvendit por ka thënë se është informuar se është shkarkuar para një jave.

“Derisa ne të gjithë jemi mundur t’i ndalim, shefi i sigurimit ka koketuar bashkë me opozitën”, ka thënë ai.

Këtu ka reaguar deputeti i LDK-së, Arben Gashi, duke thënë se është skandal nëse dihet se qe dy muaj janë torturuar deputetët dhe qytetarët dhe nuk janë marr masa ndaj shefit të sigurimit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: