FRANCE – Nicki Minaj është hedhur në gjyq nga stilisti francez Maher Jridi, i cili e akuzon atë se ka përdorur rrobat e krijuara nga ai dhe nuk ia ka kthyer më mbrapsht.

Ai i ka kërkuar asaj një dëmshpërblim prej 13.000 dollarësh për të gjitha rrobat e marra me qira, të cilat ajo nuk i ka kthyer e me siguri i ka humbur.

Stilisti është shprehur se gjendet i rënduar psikologjikisht. Sipas tij, ajo jo vetëm që nuk ka ndërmend t’i kthejë ato por nuk pranon as të flasë me ish-stilistin e saj. Marher ka shtuar se Minaj gjithashtu i detyrohet 73.000 dollarë për punën e tij të cilat ajo nuk i ka shlyer në kohë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb