TIRANE – Bluzë boyfriend
Pantallona të gjera
Fustan i shkurtër
Printe dhe kontraste të forta
Xhinse boyfriend
Këmishë xhins
Sezoni i ri pranverë verë 2015 ka propozime interesante sa u përket veshjeve dhe trendeve femërore. Stilet janë të shumëllojshme, ngjyrat po ashtu, ama për të qenë në trend, disa veshje nuk duhet të mungojnë në gardërobë. Nëse akoma nuk e ke rifreskuar gardërobë, është mirë të ndjekësh këshillat e mëposhtme.
Pantallonat e gjera (klasike). Kjo është një veshje shumë e rëndësishme për çdo grua, pasi këto lloj pantallonash janë jashtëzakonisht të rehatshme dhe të sjella në një prerje klasike e moderne në të njëjtën kohë. Ky është sezoni ku duhet të eksperimentosh me prerje dhe ngjyra të ndryshme. Është koha kur ke liri absolute zgjedhjeje. 2015-a vjen me stile të gjera, por edhe sportive në të njëjtën kohë. Gjatësia mund të jetë poshtë kyçit të këmbës, pra super të gjata, por edhe të prera deri në pulpën e këmbës. Provo t’i veshësh në punë, në teatër apo në opera. Këto lloj pantallonash do të të sigurojnë pamje shumë elegante. Asnjë veshje pranverore nuk mund të konsiderohet e plotë në këtë sezon, nëse mungon një bluzë marine apo një xhaketë sportive me shirita. Kjo është veshja, e cila mund të jetë e përshtatshme edhe për punën në zyrë, por gjithashtu edhe për veshjen e preferuar të fundjavës. Stili casual, kombinuar me klasiken, të bën të dukesh e freskët për pranverën dhe sezonin e ri.
Atletet janë aksesori që mund të plotësojë veshjen trendy ose boyfriend të kësaj pranvere. Janë shumë femërore, të rehatshme, por edhe mjaft të kombinueshme në të njëjtën kohë. Mund t’i kombinosh me fund a fustan të shkurtër, më xhinse të përthyera boyfriend apo edhe me fustane të gjata verore.
Nevojë për një stil kokete në këtë pranverë? Provo një herë një veshje të tillë, bluzë marine, kombinuar me xhaketë të gjerë me printe. E lehtë për të siguruar stil dhe mjaft komode për ditët pranverore.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb