TIRANË

Deputeti Artur Roshi ka folur në parlament, në lidhje me nismën e Akademisë së Shkencave për të rishkruar historinë.

Roshi theksoi se duan që të paraqesin Mit’had Frashërin si antikombëtar, duke rishkruar historinë gabim.

Këtyre njerëzve iu ka ngelur mendja tek diktatura, duke u munduar që ta nxjerrin Mit’had Frashërin sikur ka takuar Zervën, që është një thashethem i madh. Mit’had Frashëri ka dhënë dorëheqjen nga posti i ministrit, kur çamët u larguan nga trojet e tyre.

Duan të paraqesin Mit’had Frashërin si antikombëtar, sepse vesi del me shpirtin. Të shkruash historinë e rreme do të thotë të jesh kundër kombit. Nuk duhet që të heshtim për këtë çështje. Dje iu kanë shërbyer politikanëve komunistë, e sot anëtarët e Akademisë së Shkencave janë vënë në shërbim të bijve të tyre”, vlerësoi Roshi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb