Një mjek, i cili i është bashkuar protestës para Spitalit Ushtarak të Tiranës, në mbrojtje të kolegëve të tij të arrestuar së fundi për korrupsion, tha se arrestimi nuk është mënyra e duhur për të zgjidhur problemin.

Sipas mjekut, edhe vetë kryeministri Edi Rama e ka thënë që problemi nuk është tek individi, por te sistemi. Duke folur për një reformë të thellë në sistem, mjeku deklaroi se zgjidha duhet bërë në sistem përmes autonomisë spitalore.

“Jam mjek që prej 30 vitesh. Nuk dua t’i heq asgjë prononcimit që bëri kolegu, por dua të shtoj: Kryeministri para disa vitesh ka thënë që problem në Shqipëri për korrupsionin është sistemi, jo individi. Ai ka thënë se nëse ne sjellim edhe një gjerman, me këtë sistem ai do të korruptohet. Pra, unë jam sot këtu për të protestuar për mënyrën e zgjidhjes së problemit. Nuk është zgjidhje arrestimi i kolegëve tanë. U arrestuan ata. U zgjidh problemi? Nuk është bërë asgjë, absolutisht vazhdon të jepet bakshish në spitale.

Kryeministri ka premtuar autonomi spitalore, si i vetmi mjet për të zgjidhur këtë problem. Duhet reformë e thellë. Duhet autonomi spitalore dhe zgjidhje në sistem. Njerëzit kanë dhënë bakshish dhe do vazhdojnë të japin. Problem është sistemi, jo individi”, tha mjeku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb