Pastori Paulin Valajeti, duke folur për ngjarjen e rëndë në Kombinat, ku nëna dhe vajza nga familja Josifi u vetëflijuan, tha se besimi i krishterë e ka themelin tek jeta.

Pastori theksoi se veprimi i nënës dhe vajzave në Kombinat është në kundërshtim me mësimet e Jezu Krishtit.

Kisha Ungjillore është përmendur për fat të keq në mënyrë dashakeqe. Nuk e thotë feja jonë vetëflijimin. Me vetësakrifikimin e Krishtit, ka përfunduar gjithcka tjetër. Besimi i krishterë nuk mëson vetëflijimin. Në të gjithë historinë e Biblës vetëm një person që ishte afër Krishtit u vetëvra dhe ai  ishte Juda që e tradhtoi. Veprimi i tyre është në kundërshtim me mësimet e Jezusit.

Flijimi ka të bëjë me satanain, nuk ka të bëjë as me krishtërimin dhe as me islamin. Krishtërimi beson në jetën. Ne të gjithë si kisha kemi dhënë gjak për fëmijët e Shqipërisë. Është ngjarje individuale dhe nuk mund t’ja atribuosh kishës. Jezusi është vetëflijuar njëherë për të gjithë ne. Ne predikojmë vetëm të largohemi nga veset. Besimi i krishterë e ka themelin tek jeta. Ka një pjesë në Bibël që Jezusi ringjall një fëmijë, por unë s’jam Jezusi, vetëm ai ka fuqinë e madhe”, tha pastori.

Më tej, pastori nënvizoi se fetë si e krishtera, ashtu edhe ajo myslimane nuk kanë lidhje me këto ngjarje. Ai vuri në dukje se krishtërimi po ashtu nuk ka lidhje me sektet fetare.

“Këto gra ishin mbyllur në një banesë. Ky është sekt dhe sektarizëm. Ne i bëjmë gjërat edhe publike, nuk kemi asgjë për të fshehur. Dëshmitarët e Jehovait janë sekt, që refuzojnë të bëhen pjesë e familjes. Ekziston edhe një sekt në Shqipëri që është me kostume të zeza”,- vlerësoi pastor Vilajeti.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb