KAVAJE– Një 68-vjeçar ka humbur jetën në spital, pasi kishte pirë klor për t’u vetëhelmuar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet L.Ç., banues në lagjen nr.5 në Kavajë. I moshuari ka humbur jetën në spital.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 27.03.2017, në lagjen nr. 5, në banesë, është vetëhelmuar me hidroklorit, shtetasi L.Ç, vjeç 68, i cili vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë. Neni 99 i Kodit Penal”, shkruan policia në njoftimin e saj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb