Një i moshuar në Pogradec është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pesë të pallatit, duke humbur jetën.

Policia bën me dije se viktima është 85-vjeçari me iniciale S.M, i cili pasi është transportuar në spitalin e Pogradecit, ka ndërruar jetë. Nga të dhënat e para, rezulton se ky shtetas vuante nga skleroza.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin F. L., 30 vjeç, banues në Qukës, Librazhd, pasi në dalje të qytetit të Pogradecit, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

—Pogradec/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit në të cilin banonte, shtetasi S. M., 85 vjeç, i cili pasi është transportuar në spitalin e Pogradecit, ka ndërruar jetë. Nga të dhënat e para, rezulton se ky shtetas vuante nga skleroza.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb