Deri më tani vipa, si Tom Hanks, Idris Elba, Pink e princi Charles, kanë folur për përvojat e tyre me koronavirusin, por lista nuk mbaron me kaq.

Edhe këngëtari i njohur, Sam Smith pretendon se është prekur nga virusi vdekjeprurës.

Edhe pse muzikanti nuk bëri një test për të marrë një diagnozë zyrtare, thuhet se ai kishte simptoma.

“Unë nuk u testova, por e di qe e kam koronavirusin. Kisha të. gjitha shenjat Kështu që po, mendoj se patjetër që kam virusin”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu foli për mënyrën se si motra e tij filloi të shfaqë të njëjtat simptoma, kështu që të dyve iu është dashur të vetizolohen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: