ANGLI

Një vit i çmendur ky për Thago Alcantara i cili duket se ka nisur t’i bëjë të gjitha brenda 2020.

Pasi fitoi 3 trofe me Bayern, Bundesligën, DfB Pokal dhe Champions League, Alcantara pushoi pak, por u transferua menjëherë tek Liverpool në Premier League.

Braziliani i natyralizuar si spanjoll, debutoi me Liverpool ndaj Chelsea, ku luajti 45 minuta, shkaktoi një penallti, dhe theu rekordin historik si futbollisti me më shumë pasa brenda një pjese 45 minuta, 75 të tilla, rekord ky që kur ka nisur regjistrimi i pasimeve në Angli.

Por pas këtij suksesi, Thiago u dëmtua dhe ka munguar në dy ndeshje me Liverpool. Kurse tashmë është infektuar dhe nga COVID-19, dhe duket se 29-vjeçari do të mungojë edhe për pak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb