TIRANË

I ndërtuar në mes të gjelbërimit, larg zhurmave dhe vetëm 11 km larg qendrës së kryeqytetit, ‘Equos Resort’ është bërë zgjedhja e parë e cdo pushuesi për të kaluar ditët e nxehta që kanë mbërthyer vendin.

Resorti më modern në vend ka menduar për të gjitha grup-moshat, duke nisur me aquaparkun dhe pishinat me karakteristika të ndryshme, sidomos ajo e krijuar me dallgë si dhe aktivitete pafund ku mund të gjejnë vetën të gjithë.

Për një shërbim sa më cilësor dhe të sigurt, ‘Equos Resort’ është përkujdesuar për trajnimin e vazhdueshëm të stafit.

Në Equos Resort gjendet POOL Bar ku mund të freskoheni përmes kokteileve të ndryshme si dhe restorantin, e organizuar në konceptin e një agroturizmi me produkte që vijnë nga fermerët e zones.
Krahas relaksit, ‘Equos Resort’ përkujdeset edhe për zonën, duke e mbrojtur natyrën nga dëmtimi i saj.
Përveç lojërave të ndryshme përmes animatorëve, “Equos Resort” ofron edhe sportin elitar të hipizmit, ku kanë mundësinë ta ushtrojnë të gjithë.

Ata që zgjedhin të qëndrojnë në ‘Equos Resort’, ofrohet akomodimi edhe në një prej 15 suitave të hotelit. ‘Equos Resort’ premton surpriza gjatë gjithë muajit korrik, përmes ofertave dhe paketave më të mira që keni parë ndonjëherë. Asnjë ditë nuk do të jetë njësoj në’Equos, ndaj ejani dhe kaloni ditët dhe fundjavat e magjishme në ambientet komode të këtij resorti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb