Olimpiada e këtij viti është zhvilluar mes rekordeve të shumta të thyera rishtas, si nga rezultatet, por edhe nga mosha, sidomos kur bëhet fjalë për ende fëmijë që marrin medalje.

Së fundmi, sportistja Sky Broën fitoi medalje ari në moshën 13 vjeçe e 11 ditë në disiplinën e skateboard. Broën zhvilloi një performancë fantastike me, duke arritur të hyjë në histori të Lojërave Olimpike si sportistja më e re që arrin të fitojë medalje bronzi.

Epik ishte dhe momenti që Broën kuptoi se kishte arritur vendin e parë duke gëzuar mes lotësh. Vetëm pak ditë më parë sportistja 13-vjeçare e 331 ditë japonezja Momiji Nishiya fitoi medaljen e artë në garën e skateboard, disiplina “street”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb