Prindërit e një foshnje vetëm 15 ditësh kanë thirrur për ndihmë stafin e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”. Fëmija i parë i çiftit Meçani nga Libohova ka lindur më një plagë të madhe të hapur në shpinë, një sëmundje e rrallë kjo e cila prek foshnjat që në fetus duke lënë pasoja të parikuperueshme gjatë gjithë jetës. Sëmundja quhet “spina bifida aperta”. Jeta e Elias varet nga një operacion në Gjermani që kushton 40 mijë euro.

Whatsapp Image 2020 05 19 At 22.48.09
Whatsapp Image 2020 05 19 At 22.48.09

Mjekët shpjegojnë se palca kurrizore e Elias nuk është e mbrojtur, pasi ajo del nga kanali i shtyllës kurrizore duke sjellë kështu dëmtime të nervave që kontrollojnë lëvizjet e gjymtyrëve dhe funksione të tjera jetësore. Elias rrezikon mos të eci kurrë nëse nuk operohet.

Kur palca kurrizore e saj është e hapur dhe e dëmtuar pra nuk është e mbrojtur nga kockat dhe del jashtë në formën e një qeseje të butë në shpinë.
Kjo sëmundje e rrallë tek foshnjat kërkon ndërhyrje kirurgjike dy deri në tre ditë para lindjes me qëllim për të parandaluar infeksionet, si dhe në të njëjtën kohë të parandalohet dhe dëmtimi i palcës kurrizore. Por fatkeqësisht foshnjës nuk i është bërë operacion.

Prindërit Eliona dhe Erjoni kanë bërë apel për ndihmë përmes emisionit të shqiptarëve duke thënë se koha nuk pret dhe se jeta e foshnjës është në duar te tyre për ta shpëtuar.

Mes lotëve e ëma Eliona pasi bën apelin për ndihmë thotë se gjeja që dëshiron më shumë në botë është të ketë në krahët e saj Elian e shëndetshme, ta puthi e ta përqafojë. Dëshiron që ajo të rritet normalisht si gjithë fëmijët e tjerë.

Të dy prindërit e Elias shprehen mirënjohës ndaj ekipit të mjekëve dhe infermierëve në spitalin Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “”Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Ata dëshirojnë që ta kryejnë ndërhyrjen e vajzës jashtë shtetit në Gjermani pasi u kanë dhënë shumë shpresa që vajza të jetojë e të kthehet e shëndetshme.
Sot Elia po lufton me shpirt luftarak për jetën në spitalin Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë . Gjendja e saj është tepër alarmante dhe rëndohet nga minuti në minutë. E ndërsa ditët po kalojnë shpresat për familjen po zbehen. Por mbështetja e fortë për Elian e vogël është një thirrje e fortë për të gjithë ne!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb