Drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve në Gjirokastër Arjanit Muho dhe financierja Klodiana Qirushi dhe një sanitare janë prekur nga COVID-19 dy ditë pasi kishin marrë vaksinën e Pfizer kundër koronavirusit. Mësohet se Muho, rreth 65 vjeç, është në prag pensioni.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se të dy punonjësit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Në qytetin e Gjirokastrës ka aktualisht 220 raste aktive, ndërsa 8 raste janë të hospitalizuara në infektivin e Tiranës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: