Franca ka mundësinë më të mirë për të fituar Kupën e Botës 2 herë radhazi. “Gjelat” bënë të tyrin Botërorin e vitit 2018, teksa grupet e Qatar World Cup këtë herë në 2022 rezervuan Danimarkën, Tunizinë dhe njërën prej Costa Ricës ose Zelandës së re.

2 herë radhazi ia kanë dalë të fitojnë Botërorin vetëm 2 Përfaqësuese. Bëhet fjalë për Italinë në periudhën 1934-1938, me Axurrët që asokohe kishin lojtarë të mëdhenj në gjirin e tyre.

Rasti i dytë i takon Brazilit. Brazilianët shkuan në majën e Botës në vitin 1958, për të përsëritur suksesin edhe 4 vite më pas.

Franca ka në përbërje lojtarë tejet me eksperiencë, të miksuar edhe me talente të rinj. Nëse do jenë ata që do jenë më të mirët në Katar 2022, mbetet të shihet.

 

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb