Kur të gjithë kanë hedhur sytë nga ndeshja me Francën, që do jëtë dhe inaugurimi i stadiumit të ri në kryeqytet, Federata Shqiptare e Futbollit ka shpërndarë në Instagram një mesazh sensibilizimi shkëpur nga konferenca e trajnerit Edi Reja, i cili kërkon mbështetje nga ana e tifozëve dhe në përballjen me Andorrën, pasi për këtë takim deri më tani janë shitur vetëm 2 mijë bileta.

“Sa u takon tifozëve, dua të nënvizoj një aspekt të rëndësishëm sepse shoh që ndaj Andorrës nuk do të ketë shumë njerëz. Unë bëj një apel, të gjithë ata që munden duhet të vijnë të na japin mbështetje kundër Andorrës. Duhet të vijnë në Elbasan ata që kanë mundësi të mos e lënë pas dore këtë ndeshje sepse për ne është e një rëndësie thelbësore.

Ajo që thashë për rritjen e skuadrës, kanë nevojë për pjesëmarrjen e publikut sepse tifozët kanë nevojë për të sepse pa publik si mund të luash? Kërkoj me shumë mirësi që të gjithë ata që kanë mundësi, të vijnë për ndeshjen me Andorrën sepse ne e kemi shumë të rëndësishme këtë ndeshje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb