Mediat ndërkombëtare raportojnë se udhëheqësi më i ri i ISIS-it është kapur, vetëm tre muaj pasi zëvendësoi ish-shefin e tij që hodhi në erë veten dhe gjashtë fëmijët gjatë një bastisjeje nga komandot amerikane.

Sipas raportimeve, Abu al-Hassan al-Qurayshi u kap së fundmi gjatë një bastisjeje të forcave speciale në Stamboll.

Abu al-Hassan al-Qurayshi thuhet se mori detyrën si lider i grupit terrorist vetëm tre muaj më parë pas vdekjes së 45-vjeçarit Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quraysh.

Ish-lideri i ISIS që hodhi veten në erë
Ish-lideri i ISIS që hodhi veten në erë

I njohur si Profesori, Hasimi, ishte një luftëtar veteran i Xhihadit, i cili vendosi natën e 2 shkurtit të shpërthejë një bombë në kompleksin e tij sirian duke vrarë 13 njerëz dhe veten.

Udhëheqësi i ri i ISIS-it Abu al-Hassan al-Qurayshi thuhet se është vëllai i kalifit të vdekur Abu Bakr al-Baghdadi. Çuditërisht, pavarësisht nga fama e tij, mendohet se lideri i ri i ISIS-it nuk është fotografuar kurrë më parë.

Sipas Mail, kapja e tij në Stamboll erdhi pas një periudhe të gjatë vëzhgimi policor pa të shtëna gjatë bastisjes. Mendohet se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do t’i njoftojë botës së shpejti kapjen e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb