“Rëndësi ka simboli që opozita shqiptare ka parë për një pol të ri të lirisë, atë çfarë i mungon Shqipërisë”, kështu është ish-ambasadori Agim Nesho në emisionin “Frontline” ne News24.

Gjatë intervistës Nesho tha se Partia e Lirisë është një mundësi më e madhe për ndryshim, ndërsa paralajmëroi se shtatori do ta lëvizë regjimin.

Pjesë nga intervista:

Kafja e parë me Metën jo si president?

Nesho: Ai kërkoi si një bashkëbisedues të rikthehemi dhe shtroi nevojën që pavarësisht interesave personale, detyrimi dhe kurajo qytetarë për të vazhduar atë kërkesë që të mos ishte vetëm show, por një frymëzim për një popull që kërkonte ndryshim. Ishte rikthim, ai tha t’u japim një mundësi të hapim një front tjetër të lirisë. Është PD që është partia më e madhe opozitare, por të gjithë shqiptarëve të tjerë u jepet një mundësi të bëjnë zgjidhjen e tij.

Vjeshtë llogaridhënie dhe beteja opozitare?

Nesho: Meta i ka të gjitha. Lideri përcaktohet nga vizioni dhe idetë që ka ai dhe se çfarë perspektive krijon për të ardhmen e vendit. Është një komponent i rëndësishëm dhe i domosdoshëm në luftën politike dhe për të tronditur këtë regjim të kalbur që po mbyt shpresat. Kjo është një betejë, ky regjim është tepër i korruptuar dhe kemi vetëm 30 vite në demokraci dhe po ndjejmë se sa shpejt mund të kthehet një diktaturë e re. Shtatori do ta lëvizë shumë fort këtë regjim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb