INDONEZI – Ai është vetëm 7 vjeç, por mund të konsumojë deri në 20 cigare në ditë. Dihan Awalidan ka qenë i varur nga duhani që nga mosha 3 vjeçe. Ai dikur pinte deri në 60 cigare në ditë, të cilat i blinte me paratë e prindërve. “Dihan ka pirë cigare që nga mosha 3 vjeçe. Në atë kohë, ai pinte nga 3 pako në ditë”, thotë babai i tij, Iyan, 36-vjeç. “Nëse nuk i japim para për cigare, ai hidhërohet shumë e madje edhe vjedh”. Dihan, nga Indonezia, i cili pi duhan bashkë me bashkëmoshatarët e tij, vuan nga probleme shëndetësore. Buzët e tij të njoma kanë filluar t’i nxihen si pasojë e katranit. Nëna e tij, Tati, shton se: “Nëse Dihan nuk pi cigare, qan. Tani pi në fshehtësi, jo siç pinte dikur haptas”. Më shumë se 61 milionë banorë në Indonezi janë duhanpirës, ndërsa dy të tretat e gjinisë mashkullore të të gjithë popullsisë së këtij shteti janë të varur nga kjo shprehi.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: