Prefektja Majlinda Angoni ka folur për situatën nga moti i keq, bora dhe reshjet në qarkun e Shkodrës.

Nga Oboti, një nga zonat e prekura nga përmbytjet, ajo tha se situata është e menaxhueshme dhe informacioni në vazhdimësi.

Për shkarkimet ajo tha se prej mbrëmjes së djeshme vijojnë me 500 metër kub nga HEC-i i Vaut të Dejës.

“Siç është paralajmëruar nga IGJEUM dhe Prefekti jemi në pikën kyçe të situatës alarmante që këto ditë është pritur.

Prefekti në të gjitha bashkitë ka qenë non stop për të mënaxhuar situatën.

Dje ishim në Obot, në Vaun e Dejës, në lumin Buna për të menaxhuar dhe monitorar prurjet nga kaskada e Drinit. Kjo ditë e sotme ishte e pritshme sepse nuk bëhet fjalë vetëm për bazenet e Drinit, por edhe nga prurjet e përrenjve që këto ditë kanë qenë të shumta. Jemi në një situatë të menaxhueshme. Kemi 500 m kub nga HEC-i i Vaut të Dejës që derdhet. Kemi një rritje të nivelit të Bunës, rritje të nivelit të liqenit të Shkodrës që ka impaktuar dhe këtu sot. Jemi në menaxhim. Sapo jemi njoftuar që është duke ardhur dhe një kamion me forca të ushtrisë. Kemi një situatë jo vetëm në bashkinë e Shkodrës, kemi reshje të dendura dëbore”, tha Angoni.

Ajo theksoi se nga ARRSH, informacioni që marrim të gjitha rrugët janë të zhbllokuara. “Lëvizet me vështirësi nga Tamara në Vermosh dhe me vështirësi dhe nga Boga në Qafë Thore. Kemi rënie orteqesh përtej tuneleve, kështu që rruga Qafë-Thorë-Bogë është e bllokuar, po punohet. Kemi rrëshqitje dherash në Prekal, po punohet me fadromë. Kemi një rrëshqitje te Ura e Bardhajve. Kemi në Fushë-Arrëz dhe në Pukë kemi dëmtime jo vetëm në rrugë, por edhe në fasada muresh si rezultat i shirave dhe ngricave.

Përveç rrugës Qafë-Thore-Theth që është e ndaluar, rrugët e tjera janë të gjitha të aksesueshme. Kemi vështirësi dhe në bashkinë e Vaut të Dejës, rënie dherash, por të gjitha forcat janë në punë. Shtabet e emergjencave civile në çdo bashki janë në gatishmëri të plotë. Informacioni përcillet orë pas ore për ta menaxhuar situatën sa më shpejt. Jemi këtu për t’iu përgjigjur problematikave të qytetarëve.

Kemi vështirësi me energjinë elektrike, kemi shumë probleme që po zgjidhen hap pas hapi”, deklaroi prefektja e Shkodrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb