Kreu i Shtetit Ilir Meta nuk tërhiqet nga ideja e referendumeve, ndërsa thekson se është e vetmja mënyrë për “nxjerrjen Shqipërisë nga ky batak”.

I ftuar në “360 Gradë”, Presidenti tha se tashmë është momenti që të flasë populli me referendum.

“Vetëm aplikimi i referendumeve do e nxjerre Shqipërinë nga ky batak. Përderisa e kemi te vështire për dialog, për bashkëpunim dhe për të marrë përgjegjësi, atëherë referendumi mbetet e vetmja zgjidhje. Unë besoj shume tek demokracia dhe tek dhënia e këtij pushteti populli. Boll me vagabondët qe flasin ne emër te popullit, tani duhet te flasë populli me referendum”, u shpreh Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb